Pamje të rënda: Burri hyn në xhami dhe ther me thikë një besimtar mysliman

Viktima besohet të ketë qenë në të 70’tat, sipas policisë, derisa incidentin forcat britanike të rendit nuk e konsideruan si një sulm terrorist, transmeton lajmi.net.

Siç raporton Daily Mail, dëshmitarët thanë që viktima ishte muezini, i cili i thërriste ezanin në Xhaminë Qendrore të Londrës – një nga xhamitë më të mëdha të qytetit – afër Parkut të Regent.

Një dëshmitar tha që i dyshuari ishte i rregullt në xhami, duke shtuar se viktima ishte goditur me thikë në shpatullën e djathtë.

Policia u thirr në xhami menjëherë pas orës tre të mëngjesit. Paramedikët shkuan në vendin e ngjarjes para se viktima të dërgohej në spital.

Policia tha se një tjetër burrë u arrestua në xhami me dyshimin për tentativë vrasjeje.

Policia nuk spekuloi ndonjë motiv të mundshëm sulmi, por myslimanët britanikë kanë qenë shënjestra të sulmeve të së kaluarës nga ekstremistët e ekstremit të djathtë. /Lajmi.net/