Pamje nga vila 18 milionëshe e çiftit Harry-Meghan

Princi Harry dhe Meghan Markle janë duke jetuar në një kështjellë ultra-luksoze në Beverly Hills që i takon manjatit të ‘Hollywood’-it Tyler Perry,  zbulon DailyMail.

Çifti nuk është parë asnjëherë në publik me Perryn i njohur më së mirti për veshjet e tij si një grua në seritë Madea, por besohet se e kanë takuar atë përmes mikeshës të tyre të ngushtë Oprah Winfrey.

Duka dhe Dukesha e Sussex dhe djali i tyre një vjeçar Archie  janë zhvendosur në shtëpinë 18 milionëshe që kur u transferuan në LA në fund të marsit, thanë burimet. Ata kishin qëndruar në një shtëpi në ishullin Vancouver që nga njoftimi se kishin në plan largimin nga detyrat e tyre mbretërore në janar, por bënë një ndryshim në plan duke u larguar për në Kaliforni pasi Kanada njoftoi se do të kufizonte kufijtë e saj për shkak të COVID-19.

Vila ku është duke qëndruar çifti ka pesë dhoma gjumi dhe 12 banjo, shtrihet në 22 hektarë në majë të një kodre në komunitetin ultra ekskluziv të Beverly Ridge Estates, i cili ofron pamje të qytetit nga oborri i shtëpisë.