Palmer mesazh të qartë Kosovës e Serbisë: Bashkëpunoni në luftë kundër koronavirusit

Në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës emisari i posaçëm i Sekretarit të Shtetit të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer ka thënë se bashkëpunimi i Kosovës dhe Serbisë në lidhje me çështjen e koronavirusit është inkurajues.

Në pyetjen se si e shikon ai bashkëpunimin rajonal në luftë kundër koronavirusit, para së gjithash të Kosovës dhe Serbisë, duke marrë parasysh se Kosova tashmë i ka shfuqizuar taksat, Palmer është përgjigjur:

“Mendoj se bashkëpunimi i Kosovës dhe Serbisë në lidhje me çështjen e koronavirusit është vërtetë inkurajues. Ky është një lajm i rrallë i mirë në këtë situatë. Tregëtia është rritur, ekziston bashkëpunimi në shëndetësi. Besoj që Kosova dhe Serbia, të dyja, janë sistemin e “korridorit të gjelbër”. Në të vërtetë, mendoj se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndomor janë në korridore të gjelbra (në kuadër të Marrëveshjes CEFTA), i cili do të duhej ta lehtësojë dhe përshpejtojë shkëmbimin e ushqimit dhe barërave në këtë krizë. Kështu që është inkurajuese të shihet se si Kosova dhe Serbia po gjejnë pikat e përbashkëta dhe bashkëpunimin për ta tejkaluar kërcënimin e përbashkët”, ka thënë Mattheë Palmer.