Pagesa e faturave të ujit në këste dhe pa interes, deri më 31 korrik

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup në interes të klientëve të saj dhe qytetarëve të Qytetit të Shkupit, duke filluar nga 17 qershori i vitit 2020 filloi me zbatimin e aksionit për pagesën e borxheve në këste pa interes për faturat e vonuara. Aksioni për pagimin e borxheve në këste pa interes për persona fizik dhe persona juridikë përfundon më 31 korrik të vitit 2020.

Nga ndërmarrja publike informon se deri më tani 370 përdorues kanë shfrytëzuar mundësinë për të lidhur marrëveshje për pagesën e borxheve me këste dhe pa interes. Shuma e përgjithshme për të cilën janë lidhur marrëveshjet për pagimin e kësteve pa interes është rreth 24.000.000 denarë.

Ata ftojnë të gjithë përdoruesit që kanë borxh të vonuar të aplikojnë për lidhjen e marrëveshjeve për pagimin e borxheve deri në 24 këste në varësi të shumës së borxhit, pa interes për pagesa të vonuara. Pas përfundimit të kësaj periudhe, vendimi ndalon të jetë i vlefshëm.