Padi penale për publikuesit emrave të të sëmurëve me Covid 19

Në lidhje me publikimin e lajmit në disa media elektronike se në mediat sociale po qarkullojnë fotografi me lista të të dhënave personale (emri, mbiemri, adresa, numri amë i qytetarit) të personave nga Kumanova që janë të sëmurë me KORONA VIRUS (KOVID 19), Agjencia për Mbrojtjen e të dhënave Personale

SYGJERON

– Se përpunimi i tillë i të dhënave personale, përfshirë këtu edhe fotografimin e listave me të dhëna personale të personave të infektuar me virusin korona, që janë në izolim shtëpiak ose karantinë shtetërore, publikimi i tyre si dhe çdo shpërndarje tjetër pa bazë ligjore, paraqet shkelje të dispozitave të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, dhe që mënyra e tillë e përpunimit të të dhënave personale paraqet vepër penale “Keqpërdorim të të dhënave personale” në bazë të nenit 149 të Kodit Penal, për të cilën është caktuar dënim me para ose dënim me burg.

Sipas Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, përpunimi i të dhënave që ka të bëjë me shëndetin e njerëzve është I NDALUAR, dhe mund të kryhet vetëm në rastet që janë rreptësisht të përcaktuara me ligj.

Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale thekson se përjashtimet për përpunimin e këtyre të dhënave të përcaktuara me ligj NUK kanë të bëjnë me shpalljen publike të të dhënave personale për persona të infektuar ose persona në vetizolim, prandaj çdo publikim dhe shpërndarje e të dhënave personale nga persona të paautorizuar, për personat që vuajnë nga koronavirusi ose personat që janë në izolim shtëpiak ose në karantinë shtetërore, paraqet shkelje të privatësisë dhe të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe është subjekt i sanksioneve në përputhje me ligjin.

Në përputhje me të lartpërmendurën dhe në bazë të nenin 63 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 42/20) dhe të nenit 273 të Ligjit për Procedurë Penale (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 150/2010, 100/2012, 142/2016 dhe 198/2018), drejtori i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Prokurorinë Themelore Publike paraqiti Kallëzim Penal kundër kryesit të panjohur për veprën penale keqpërdorim të të dhënave personale nga neni 149 të Kodit Penal.