Pacolli: Kurrë më s’do të jap votë për Albin Kurtin

Kreu i AKR’së, Behgjet Pacolli sonte në Pressing ka thënë se kurrë më s’do ta votojë Albin Kurtin si kryeministër.

‘’Asnjëherë nuk do ta votojë Albin Kurtin në asnjë Qeveri sepse gjithë do të gjendem si opozitë kundër tij. Jam i zhgënjyer me mënyrën e qeverisjes së tij’’

‘’Kurti i cili ka refuzu cdo marrëveshje të propozuar nga SHBA. Kurti nuk është njeri që do vendin ta drejtojë drejt perëndimit e miqve, por ai ka qëllimet e veta. AKR do ta mbështesë cdo qeveri, pjesë e së cilës nuk është Albin Kurti. S’jemi të interesuar të marrim poste, por nga bankat e Kuvendit do ta mbështesim këtë Qeveri’’/PERISKOPI/