Pacolli: Besoj në pafajësinë e Thaçit

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka komentuar lidhur me aktakuzën e konfirmuar përgjatë ditës së sotme kundrejt ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Pacolli ka thënë se beson në pafajësinë e Thaçit, përderisa ka shquar kontributin e këtij të fundit përgjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

“Unë besoj në pafajësinë e tij dhe do të mbetem përgjithmonë mbështetës i betejës së tij për të mbrojtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e saj”, ka shkruar i pari i AKR’së në llogarinë e tij.

Tutje, ai e ka cilësuar gjykimin e të akuzuarve për krime lufte nga gjykata ndërkombëtare si “betejën e fundit për të mbrojtur luftën të drejtë për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor”. /Gazeta Express/