Pa maskë nuk ka hyrje në SHBA

Udhëtarët e kompanive ajrore amerikane
të cilët refuzojnë të bartin maska mbrojtëse, do të mund të pengoheshin që të
hipnin në aeroplan, bëri të ditur grupi “Erlajns for Amerika”.
Gjithashtu, madje edhe pas hyrjes në aeroplan, stjuardesat janë të autorizuara
që t’i paralajmërojnë udhëtarët që t’i vendosin maskat në fytyrë nëse i heqin
gjatë fluturimit.
Në mesin e kompanive ajrore të cilat e zbatojnë këtë politikë të re janë Aljaska
Erlajns, Amerikan erlajns, Delta er lajns, Havajan erlajns, XhetBllu Eruejs, Sautest
Erlajns dhe Junajted erlajns, thuhet në kumtesën e “Erlajns for Amerika”.
Kompanitë ajrore qartë do t’i informojnë udhëtarët për rregullat e tyre, ndërsa
secili transportues do të përcaktojë pasoja adekuate për udhëtarët të cilët nuk
do t’i respektojnë, përfshirë edhe vendosjen në listat e zeza.
Rregullat e reja rigoroze për bartjen e maskave mbrojtëse janë të obligueshme
edhe për udhëtarët edhe për ekuipazhin në kabinë, thuhet në kumtesë.