Këngëtaren Engjëllusha Salihu jemi mësuar ta shohim të rregulluar deri në detaje.
Ajo shpesh herë është shfaqur edhe natyrale, mirëpo jo aq sa në imazhin që motra e saj Gresa i ka publikuar së fundmi në Instagram.
Në këtë postim Engji shihet pa grim dhe me flokë të çrregullta, ndërsa krah saj është këngëtarja Shyhrete Behluli, nëna e saj.
Kujtojmë se si Shyhretes ashtu edhe Engjit i janë anuluar mbrëmjet muzikore shkak i pandemisë.
Pas vendimit të ministrit Vitia ato sivjet nuk mund të këndojnë as në dasma.