Pa energji elektrike një pjesë e shfrytëzuesve të Draçevës, Çairit dhe Sarajit

EVN informoi se për shkak intervenimeve teknike në rrjetin elektronik, pa energji elektrike do të mbetet një pjesë e shfrytëzuesve në lagjen Draçevë dhe në komunat Çair dhe Saraj.

Pa energji elektrike prej orës 09:00 deri në orën 14:00, do të jenë një pjesë e rrugëve: “Markova Reka” dhe “Maleshevska” në lagjen Draçevë, komuna e Kisella Vodës, si dhe një pjesë e rrugëve: “Çairska”, “Cvetan Dimov” , “Brigada e 7-të shqiptare”, “Jajce” “Bajram Shabani”, “Zef Lush Marku” dhe SHF “Tefejuz” në komunën e Çairit.

Nga ora 09:30 deri në orën 14:30, pa energji elektrike do të mbeten fshatrat: Bukoviq, Semenisht, Paniçar, Rahoviç dhe Llaskarcë në komunën e Sarajit.