Pa energji elektrike nesër më shumë pjesë të Shkupit

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, nesër pa energji elektrike do të mbesin disa prej shfrytëzuesve nga komunat Aerodrom, Karposh, Saraj dhe Gjorçe Petrov, kumtojnë nga QRMK Shkup.

Në periudhën nga ora 08:30 deri në ora 11:30, pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Anastas Mitrev” me numrat 12, 12a, 14 dhe 14a, Komuna Aerodrom.
– Advertisement –

Në periudhën nga ora 09:00 deri në ora 14:00, pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Franz Preshern”, Komunë e Karposhit.

Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 15:00, pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Krushopek, pjesë e fshatit Saraj që gjendet përreth komunës, pjesë e lagjes Gjorçe Petrov afër “Kristina Damil”, komuna Saraj dhe Gjorçe Petrov.