Osmani: Vendet e BE-së kanë arritur konsensus për fillimin e negociatave me Maqedoninë

Zv/ministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se vendet e BE-së kanë arritur konsensus për të marrë vendim për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut.

“Pas mesnatës, pasi mbaroi takimi i përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së morëm një lajm të mirë se të gjithë vendet anëtare të BE-së kanë arritur konsensus për vendimin për fillimin e negociatave për anëtarësim me Republikën e Maqedonisë së Veriut pa kushte. Këtë vendim presim sot të konfirmohet dhe më pas më 24 mars të konfirmohet edhe në mbledhjen e ministrave të Jashtëm të si dhe në Samitin e kryeministrave që do të mbahet në video-konferencë me datë 26”-tha mes tjerash Osmani.