Osmani: Sovraniteti dhe rregullimi i brendshëm kushtetues janë vijat e kuqe në dialog

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se si institucion do të sigurohen që ta mbikëqyrin Qeverinë në procesin e dialogut me Serbinë.

“Do të bëjmë mbikëqyrje të fortë që nuk e kanë parë sa i përket dialogut. Nuk do të lejojmë që të na ikë asnjë detaj dhe do të kërkojmë përgjegjësi nga secili që shkelë Kushtetutën. Në Kuvend kemi qenë të qartë, Kosovën e përfaqëson Qeveria dhe vijat e kuqe janë: Nuk preket territorialitet, sovraniteti dhe rregullimi i brendshëm kushtetutës. Unë si kryetare me 119 deputetët tjerë do ta luajmë rolin mbikëqyrës sa i përket punës së Qeverisë në këtë aspekt”, është shprehur Osmani.

Sa i përket të ardhmes së saj politike, ajo ka theksuar se atë e përcaktojnë vetëm qytetarët e vendit.

“Edhe Mustafa dhe secili politikanë e di që unë nuk kam nevojë për koordinim më askënd për qëndrimet e mia. Qëndrimet i kam në vijë me njerëz e duan LDK. I sfidoj të tregojnë se cilin qëndrim e kam ndryshuar nga 6 tetori. Kanë qenë qëndrime të njëjta me të cilat e kemi marrë besimin dhe për mua i shenjtë është vetëm ky besim”, tha Vjkosa Osmani, kryetare e Kuvendit të Kosovës.