Osmani për fotografinë e Thaçit: Nuk e kam hequr, e kam zhvendosur, unë e njoh mirë ligjin

Osmani është shprehur se kjo është në përputhje me ligjin, madje ajo është shprehur se praktika e saj është e aplikuar edhe në vende të tjera.

Sipas Osmanit, Rugova është themelues i shtetit të Kosovës dhe është vendosur në ballë.

“Sa i përket fotografisë, në fakt në asnjë moment nuk është hequr, dje ka qenë procesi i zhvendosjes, me qëllim që kjo zyrë në përputhje të plotë me ligjin të mbajë fotografinë e presidentit aktual, e njoh ligjin dhe kjo nuk është kundër ligjit. Kjo është praktikë edhe e vendeve të tjera, ku themeluesit e shtetit vendosen në ballë, në asnjë moment nuk ka pasur largim, gjithnjë në respektim të plotë të ligjit. Interpretimet dagjakeqe se unë do t’i hakmerrem ndokujt, janë të ulta sepse nuk kam ndjenjë hakmarrje ndaj askujt në republikën e Kosovës. Qëllimi im është të kem bashkëpuim me të gjitha partite politike dhe në të njëjtën kohë të japim shembull të respektimit të institucioneve”, tha Osmani.