Osmani: Nga Komisioni pres që progresi të vlerësohet në aspekt të dialogut përmbajtësor

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nga Komisioni pret që progresi të vlerësohet në aspekt të dialogut përmbajtësor, dialog ky që është ngritur në nivel më të lartë.

“Këtu pres të valorizohen të gjitha arritjet tona, në fushat të cilat i mbulojmë në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Konsideroj se kishte sukses në realizimin e reformave gjatë periudhës që kaloi, diçka që u konfirmua edhe në raportin paraprak dhe presim të jetë pjesë edhe e këtij raporti që po publikohet sot. Pres nga Komisioni të vlerësohet progresi në aspekt të dialogut përmbajtësor që e kemi me Bashkimin Evropian, i cili diskutim është ngritur në nivel më të lartë”, tha Osmani.

Osmani tha se duhet të angazhohemi për rrumbullakësim të strukturave negociuese, për ta angazhuar vendin si politikisht, por edhe në aspekt administrativ dhe teknik për fillim të negociatave në fund të këtij viti.