Osmani hedh fajin te qytetarët: Mosrepsektimi i masave rriti numrin e të infektuarve

Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për çështje evropiane tha se është i shqetësuar nga rritja e numrit të infektuarve të ri nga korona virusi dhe sipas tij arsyeja kryesore për rritjen e numrit janë mos respektimi i masave për mbrojtje nga Covid-19.

-Jam i shqetësuar nga numrat e ri të rasteve të reja, jam i shqetësuar se kjo ka ndodhur në një komunë të dendur siç është Çairi. Unë personalisht nuk pajtohem që 2,3 orët që janë bërë lehtësime të lëvizjes gjatë festës së Bajramit janë shkak për të rritjen e të infektuarve me Covid-19. Arsyeja është mos respektimi i masave për mbrojte, masës për mos grupime, mos mbajtje e maskave dhe mos mbajtja e higjienës personale,- tha Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për çështje evropiane./TV21