Osmani: Jam pro, por koha e zëvendësimit të taksës me reciprocitet duhet të studiohet

Osmani nëpërmjet një postimi në Facebook është shprehur se është pro reciprocitetit me Serbinë.

Mirëpo ajo është shprehur se për vendosjen dhe kohen e vendosjes së reciprocitetit duhet të bëhet studim, meqë involvon edhe akterë dhe institucione të tjera.

Ky është postimi i plotë:

Një sqarim rreth temës së reciprocitetit, edhe pse tash e sa muaj, përfshirë sot, kam qenë më se e qartë: Nuk kam asnjë dilemë që tarifa duhet të zëvendësohet me reciprocitet. Të tri deklaratat e mia para mediave sot, të përcjellura në tërësi, e tregojnë këtë. Këtë e kemi vendim të përbashkët të koalicionit tonë qeverisës i cili është përfshirë në programin e bashkë-qeverisjes. Në pyetjen se kur duhet të bëhet ky zëvendësim, përgjigja ime ishte që kjo (pra koha e saktë e zëvendësimit) kërkon studim, meqë involvon shumë akterë e institucione të tjera.