Osmani e Dimitrov në Francë takohen me këshilltarin e Makronit

Zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani bashkë me Ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov dje kanë udhëtuar për në Francë. Dy funksionarët kanë pasur takime me Mariel de Sarnez, Kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme si dhe me këshilltarin e Presidentit Makron përgjegjës për çështje evropiane, Clement Bonn. Bujar Osmani pas takimit me këshilltarin e Makronit tha se takimi ka dhënë sinjale të mira.

“Vizitë inkurajuese dhe miqësore këtu në Paris në takime të nivelit të lartë në pallatin e ministrisë së punëve të jashtme që reflekton për raportet miqësore në mes Maqedonisë së Veriut dhe Francës dhe mbështetjen që marrim në proceset Eurointegrues”, deklaroi Osmani.

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimtrov deklaroi se tani është koha që të miratohet ligji për Prokurorinë Publike që do të sigurojë raport pozitiv për progres.

“Mendoj se ka mirëkuptim edhe nga ne për interesat Franceze, por edhe Franca për interesat tona. Në kontekst të qëllimit Evropjan dhe elementet që të mbyllet e gjitha kjo pyetje ajo është metodologjia e re të cilin e propozoj këshilli Evropjan. E dyta raporti paraprak nga këshilli Evrpjan ne do të mundohemi që ai të jetë pozitiv”, potencoi Dimitrov.

Oliver Varhejli në mbledhjen plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg theksoi se BE-ja duhet t’i hapë negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sepse dy vendet i plotësuan kushtet që u janë vendosur. Zgjerimi i Ballkanit Perëndimor, sipas tij mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse BE-ja i plotëson premtimet që i ka dhënë, ndërsa për këtë nevojitet proces më i shpejtë dhe më dinamik.