Osmani: Do të ndërtojmë mekanizma efikas në mbrojtjen e grave nga dhuna

Në fjalën e saj kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, tha se të hënën do të mbahet për herë të parë në Kuvendin e Kosovës seancë për gratë e dhunuara në Kosovë. Derisa premtoi që do të ndërtojë mekanizma efikas posaçërisht në mbrojtjen e grave nga dhuna në familje.

Po ashtu Osmani garantoj përkushtim për gjitha nënat dhe sigurim të vendeve të punës.

“Gruaja përballet edhe sot me diskimin pothuajse në çdo fushë. Posedimi i pronës e deri të rastet e sigurisë për shkak të dhunës në familje. Ne duhet të merremi bashkërisht me ju është që të ndërtojmë mekanizma efikas për t’i mbrojtur gratë nga dhuna në familje. Të kemi linjë buxhetore të përhershme për strehimoret e gratë që janë viktima të dhunës. Në kuvend do të organizojmë seancë për herë të parë për të mbijetuarat e viktimave të dhunës seksuale në Kosovë”, tha Osmani.

Sipas saj nuk do të ketë më delegacione të përfaqësuara nga burrat, tani shumicën do ta kenë gratë në vendimmarrje.

“Gruaja është e përfshirë në institucionet dhe gjithë fushat e jetës. Merr pjesë në vendimmarrje në disa raste, por shpresoj që mos të kemi delegacione ndërkombëtare të përfaqësuara nga burrat . Nuk do të lejojmë më, por jo vetëm të ulemi në tavolinë. Kemi fuqizim të grave deputete në legjislaturën e shtatë”, u shpreh Osmani.