OSBE zbulon pajisje të reja ushtarake ruse në Ukrainë

Misioni i Veçantë i Monitorimit i OSBE-së në Ukrainë deklaroi se ka zbuluar prova të reja të një pranie ushtarake ruse në Ukrainë në zonën që nuk është në kontrollin e qeverisë.

“Më 10 mars, një mjet ajror pa pilot (SMM mini-UAV) i Misionit të Veçantë të Monitorimit zbuloi tre sisteme të reja elektronike luftarake ruse RB-636 Svet-KU, RB-341V Leer-3 dhe R-934B Sinitsa, në një kompleks në periferinë jugore të qytetit Luhansk, 13 kilometra nga linja e kontaktit në zonën që nuk kontrollohet nga qeveria”, thuhet në deklaratën e misionit.

“Këto sisteme përdoren në mënyrë aktive nga Forcat e Armatosura Ruse dhe kurrë nuk janë eksportuar zyrtarisht më parë”, shtohet më tej.

Vitin e kaluar, mjetet ajrore pa pilot të Ukrainës (UAV) gjithashtu vunë re sistemin e ri të armëve elektronike ruse (SATCOM), sistemin Tirada-2 dhe sistemin bllokues rus R-330Zh Zhytel në rajonin Luhansk, 9 kilometra nga linja e kontaktit në zonën që është jasht kontrollit të qeverisë, thuhet në deklaratë.

“Agresioni i vazhdueshëm rus kundër Ukrainës dhe mbështetja e grupeve terroriste në rajonin e Donetsk dhe Luhansk është një shkelje e ashpër e themeleve të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”. shtohet në deklaratë.

Atasheu i Mbrojtjes i Ukrainës, Viacheslav Latysh, gjithashtu komentoi deklaratën, duke thënë se është e qartë se vetëm ushtarët rusë mund të përdorin dhe mirëmbajnë pajisje të tilla të teknologjisë së lartë.

Latysh po ashtu tha se Rusia ka shkelur Protokollin e Minskut dhe vazhdon të sulmojë trupat e Ukrainës, duke vrarë një ushtar dhe duke plagosur 10 të tjerë javën e kaluar.