Të paktën 55 persona kanë mbetur të vdekur dhe shumë të tjerë rezultojnë të humbur si pasojë e ortekëve të dëborës dhe rrëshqitjeve të dheut që goditën qytetin e Kashmir në Pakistan.
Moti i ashpër ka shkaktuar viktima dhe në pjesë të tjera të Pakistanit, si dhe në Indi dhe Afganistan.
Rajoni i Neelum Valley është më i prekuri dhe shumë persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja dhe në dëborë.
Më shumë se 100 banesa janë shkatërruar ndërsa autoritetet lokale raportojnë se rrugët janë të bllokuara, ndaj ekipet e shpëtimit nuk munden të ndihmojnë.