Sot bëhet 1 vit prej kur drejtori i përgjithsëm i Postës së Maqdonisë, Orhan Kurtishi k marrë detyrën. Me këtë rast ai ka publikuar të arriturat gjatë periudhës një vjeçare të mandatit në këtë post. Siç është shprehur Kurtishi, gjatë kësaj periudhe është bërë shumë punë, përkushtim e vendime të vështira, por me një qëllim të vetëm: “ta nxjerrim Postën nga kriza dhe ta kthejmë në një institucion që i shërben me dinjitet qytetarëve”.
12 muaj përkushtim :
– Bëmë planin emergjent për ristrukturimin e Postës.
– Shlyem kredinë prej 2.5 milionë euro ndaj Halk Bank
– Rrogat çdo muaj, me kohë, pa vonesa!
– Rritëm pagën për të gjithë punonjësit.
– Shlyem borxhet e vjetra që ishin mbledhur ndër vite.
– Po bëjmë sistematizim të ri të vendeve të punës.
– 150 punësime të reja!
– Porositëm 100 vetura të reja për funksionim të pandërprerë të shërbimit postar.
– Bëmë planin për blerjen e makinës së sortimit.
– Filluam projektin për rikonstruktimin e Postës në Kumanovë
– Nënshkruam disa marrëveshje për dërgesa ndërkombëtare!
– Asnjë premtim bosh – vetëm punë konkrete dhe shërbim publik me dinjitet!
Kjo është Posta që po ndërtojmë bashkë!
Vazhdojmë me zemër, përgjegjësi dhe vizion!