Ora policore, orar i posaçëm për personat me aftësi të kufizuara

Qeveria ka vendosur që për personat me aftësi të kufizuara, ndalimi i lëvizjes nuk do të zbatohet në periudhën nga ora 19:00 deri në ora 20:00, nga e hëna deri të premten, kurse gjatë fundjavave nga ora 11:00 deri në 13:00.

Vendimi është marrë me kërkesë të Ministrive të Shëndetësisë dhe Punës dhe Politikës Sociale.

Leje për qarkullim gjatë këtij orari do të kenë edhe kujdestarët ose shoqëruesit e personave me aftësi të kufizuara.

Përndryshe, në vendin tonë që nga dita e sotme ora policore si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga pandemia Covid-19 do të fillojë nga ora 16:00 deri në orën 05:00 ditën e nesërme. Gjatë fundjavës vendi do të përfshihet në izolim të plotë, respektivisht do të ndalohet lëvizja nga ora 16:00 në ditën e premte deri në ora 05:00 ditën e hënë./Alsat