Opozita shqiptare pyet Zaevin: A ka negociata për amnistimin e 27 prillit?

Opozita shqiptare ka kërkuar nga kryeministri Zoran Zaev, të përgjigjet nëse pjesë e negociatave me Mickovskin është edhe amnestimi i huliganëve të 27 prillit. Deputetja e ASH-AAA-së Ilire Dauti në seancën për pyetje deputetësh, tha se nga zhvillimet e fundit që ndodhën, ka krijuar përshtypje më të thellë, se po tentohet të bëhet amnestimi i atyre personave që kërkonin gjakderdhje, në ngjarjet e 27 prillit. Por kryeministri Zoran Zaev, u kundërpërgjigj se në asnjë takim me Mickovskin nuk është hapur një temë e tillë. Sipas Zaev, kryetari i VMR-DPMNE-së, Hristijan Mickovski nuk guxon të hapë këtë temë, pasi ndjehet bashkëpjesëmarrës në dhunën e shkaktuar në kuvend, katër vite më parë. Zaev shtoi se ai dhe gjithë të tjerët dëshirojnë që kurrë në të ardhmen të mos përsëritet ngjarje e tillë.

– Advertisements –

A ishte pjesë e bisedës mes tij dhe Mickovskit pikërisht amnestimi i huliganëve të 27 prillit. Unë edhe pse dilemat e para për këtë çështje i ngrita në ditën që u bë organizimi i asaj proteste, megjithatë kjo bindje mu forcua edhe më shumë para dy ditëve kur ne këtu flisnim për interpelancën e ministrit të Punëve të Brendshme, ndërkaq deputetët e shumicës, sikur të kishin urdhër partiak, sepse ashtu dukej, që secili prej tyre të mundohej të bënte një lidhje tonën me VMRO-në, edhe pse ne ishim brenda e ata ishin jashtë- deklaroi Ilire Dauti, ASH-AAA.

Së pari, z. Mickovski asnjëherë nuk flet për ata njerëz, e ai duhej të përgjigjet, për shkak se ndjehet bashkëpjesëmarrës me ata nuk e hap këtë çështje, por asnjëherë në cilin do takim nuk e ka hapur këtë çështje. Por nëse përpiqet ta hap këtë çështje, rrezikun do të duhet ta mbaj para gjithë opinionit. Dëshiroj të shfrytëzoj rastin duke folur nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë që të lëmë gjurmë të përjetshme të gjithë që mos përsëritet ajo që ndodhi para 4 viteve më 27 prill. Kjo sepse asnjëherë nuk e dini, se deri ku, mendja famëkeqe e një individi, ose e disa individëve mund të tërheq masën e një populli të tërë- tha Zoran Zaev, kryeministër.