Olti uron Arbanën e Eduartin për fëmijën: Mendoja se ju vetëm keni gatuar gjatë karantinës

Arbana Osmani ditën e sotme e nisi me një lajm të ëmbël, ku tregoi se është në pritje të ëmbël.

Moderatorja dhe partneri i saj, Eduart Grishaj me këtë datë festojnë ditëlindjen dhe lajmi për shtatzëninë është dhurata më e bukur për çiftin.

“Urime ditëlindja për shpirtin tim binjak, shokun më të mirë dhe atë që ka zemrën time (i cili së shpejti do të bëhet baba) Të dua, Eduart Grishaj”, kishte shkruar Arbana në urimin për Eduartin.

E pas kësaj nuk munguan urimet e miqve të tyre, ndër ta edhe Olti Curri i uroi publikisht Arbanën e Eduartin.

“Urimeeee dhe une qe mendoja qe ju vetem keni gatuar gjate karantines”, ka shkruar me shaka ai. /Lajmi.net