Olsian Çela zgjidhet kryeprokuror i Shqipërisë

Olsian Çela është zgjedhur kryeprokurori i ri i Shqipërisë. 101 deputetë në Kuvendin shqiptar votuan pro kandidaturës së Celës, i cili u rendit edhe i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste kishte paralajmëruar se do të votonte pro kandidaturës së Çelës.

Kryeprokurori i ri e ndoqi votimin nga llozhet e Parlamentit, ndërsa më pas bëri edhe betimin.