Oda hotelierike i pret protokollet për punën e tyre, propozojnë masa për mbështetje të hotelerisë

Qytetarët do të jenë të sigurt në ambientet e hotelierisë që janë të gatshëm t’i mirëpresin ato, tha Martin Angelovski, nënkryetari i Odës turistiko – hotelierike pranë LSM-së, i cili sot i prezantoi një sërë masash për zbatimin e një fushate qëllimi i së cilës është mbështetja për sektorin, për të vendosur standarde të reja për punë, për të kontribuar në planin afatgjatë për përmirësimin dhe përparimin e situatës në hotelieri.

Angellovski theksoi se anëtarët e Odës e ndjekin punën e Komisionit për sëmundje infektive pranë MSH-së, i respektojnë rekomandimet e ekspertëve të dhëna nga komisioni që kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të të gjithë qytetarëve dhe se ata në atë drejtim duan të veprojnë në mënyrë parandaluese dhe të tregojnë se qytetarët do të jenë të sigurt në objektet e tyre, sepse do të sigurohet një mjedis i kontrolluar, ku socializimi do të veprojë me një distancë të përshtatshme dhe aplikimin e standardeve më të larta të higjienës.

“Ne dëshirojmë t’u bëjmë apel të gjithë vizitorëve që nga momenti i lehtësimit të masave shtrënguese të veprojnë me përgjegjësi, duke e mbrojtur veten dhe të tjerët, t’i përmbahen rregullave të diktuara nga situata, në mënyrë që askush të mos vihet në rrezik shtesë. Duke i pasur parasysh të gjitha këto, shpresojmë që ta hapim sektorin sa më shpejt të jetë e mundur, nga i cili varet një pjesë e mirë e ekonomisë dhe gradualisht do të mësohemi me mënyrën e re të jetës,” tha Angelovski.

Ai njoftoi se Oda turistike – hotelierike pranë LSM-së është duke ndërmarrë iniciativë për ringjalljen e sektorit dhe të gjitha aktivitetet dhe subjektet që lidhen me të dhe në atë drejtim paralajmëroi, se do të fillojë një fushatë pozitive që do të kontribuojë në përmirësimin e ekonomisë në periudhën e ardhshme.

Nga Oda turistike – hotelierike e Maqedonisë paralajmëruan se nesër do të kenë takim me Komisionin për sëmundje infektive ku pritet që të kumtohen protokollet për punën e tyre, për përcaktimin e orarit të punës dhe çështje të tjera. Ata thonë se nuk kanë marrë ndonjë propozim protokolle nga komisioni për punën e tyre.

“Objektet e hotelierisë po bëjnë përgatitje në drejtim të pastrimit dhe dezinfektimit të objekteve të tyre që janë mbyllur për një kohë të gjatë. Ajo që pritet të jetë si protokolli përfundimtar duhet të jepet nga komisioni. Ne i kemi propozimet tona, ka edhe propozime nga AUV-ja, ka gjithashtu propozime nga odat e tjera, kështu që ne jemi duke pritur për një sublimat nga gjithë ato gjëra të dalë në formën e një vendimi të Komisionit për Sëmundje Infektive”, tha Angellovski.

Sipas vlerësimeve të tyre, për një objekt me një kapacitet më serioz, detyrimet shtesë do të kushtojnë rreth 3,000 denarë shpenzime shtesë në ditë, ndërsa i referohet blerjes së dezinfektuesve, pajisjeve mbrojtëse dhe të tjera. Për këtë qëllim, në propozimin e tyre nga pikëpamja e parandalimit, ata kërkojnë t’i ndihmojnë sa më shumë që të jetë e mundur me sigurimin e atyre shërbimeve ose në formën e rimbursimit ose subvencionit të mëtejshëm për të cilin ata presin një përgjigje nga ministritë resore./MIA