OBSH: Koronavirusi mund të lëvizë në cilindo drejtim

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adanom Gebrejesus i paralajmëroi qeveritë botërore se është e domosdoshme të ndërmerren masa vendimmarrëse që të pengohet përhapja e epidemisë.

Adanom e dërgoi apelin në momentin kur numri i të infektuarve në botë afrohet me numrin prej 100 mijë, ndërsa tendenca për përhapjen nuk ndalon në Korenë e Jugut, Japoni dhe disa vende evropiane, Iran dhe SHBA.

Ai dje paralajmëroi se edhe pse shërbimet shëndetësore në botë kanë kapacitet me sukses të ballafaqohen me përhapjen e koronavirusit në disa vende vullneti politik dhe gatishmëria nuk janë në përputhje me rrezikun real.

“Epidemia akoma mund të shkojë në cilindo drejtim”, tha Gebrejesus.

Ai theksoi se numri i të infektuarve me Kovid-19 në Kinë u stabilizua, por se “ngadalësimi në horizont i përhapjes së epidemisë duhet të ndiqet me kujdes”.