“N’zemren e tina aty o Dafina”, këngë e re nga Duffy?

Dafina Zeqiri ka qenë njëra prej këngëtareve më aktive gjatë kohës së pandemisë duke lansuar dy projekte muzikore dhe që të dyjat ishin pritur mjaft mirë nga publiku.

Dhe tani këngëtarja me anë të një postimi që bëri në Instagram ka nxitur dyshimet se një projekt i radhës mund të jetë në horiyont, “N’zemren e tina aty o Dafina” fjalia që ndau ajo duket se është pjesë e projektit të ri.

“A je pendu” titullohet kënga e fundit e Dafinës në bashkëpunim me Cricket, e cila tani ka arritur mbi 5 milionë klikime në platformën e Youtubes.