Nuredini: Rreziqet nga ndryshimi i klimës janë alarmante

Ministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini gjatë një konference ka theksuar nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar dhe investimeve me qëllim që të evitohen, siç shprehet ai skenarët e mundshme të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Kjo sipas ministrit Nuredini nga shkaku se aktualisht vendi jonë, rajoni dhe më gjerë ballafaqohen me një krizë të trefishtë: ajo shëndetësore, kriza e mundshme ekonomike dhe kriza e vazhdueshme klimatike.

‘’Ne duhet të punojmë bashkë për t’i tejkaluar dobësitë në shoqërinë tonë globale. Ndërprerjet në zinxhirin e furnizimit me ushqime, ngritën alarmet në shumë vende të botës dhe kjo është ajo me të cilën mund të përballemi rregullisht nëse nuk ndërmarrim masa mbi rreziqet që na paraqet ndryshimi i klimës. Misioni ynë është të propozojmë masa të politikës që ulin emetimin e karbonit dhe të rrisin qëndrueshmërinë e vendit tonë dhe rajonit përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent. Bota po ndryshon në shumë mënyra. Le të mësojmë, le të adaptohemi, le t’i bëjmë ndryshimet e duhura. Le të krijojmë të ardhmen e sigurt që duam. Së bashku!’’, deklaroi Nuredini.