Numri i vdekjeve nga virusi është rritur për 35% javën e fundit

Numri total i rasteve me Covid-19 është rritur për 37.6 për qind krahasuar me javën e kaluar, por numri i vdekjeve është rritur me 35 për qind, thuhet në raportin e fundit javor të Institutit të Shëndetit Publik për periudhën 27 dhjetor deri më 2 janar.

Gjatë javës së kaluar janë raportuar gjithsej 133 riinfeksione, që është tre herë më shumë se një javë më parë.

Shumica e pacientëve janë të moshës 30-39 vjeç, gjë që e bën këtë kategori më të shumtën ose 23.4 për qind dhe numrin më të ulët të të infektuarve tek fëmijët nga 0 deri në 9 vjeç, ose 2,8 për qind.

Rritje të numrit të pacientëve ka në të gjitha grupmoshat, rritje më të madhe a në grupmoshën nga 20 deri në 29 vjeç ku rritja është dy herë më e madhe, ndërsa rritje ka edhe në grupmoshat nga 30 deri në 39 vjeç me 55.7 për qind krahasuar me një javë më parë.

Numri i të shtruarve është ulur për 20.2 për qind krahasuar me javën e kaluar, prej të cilëve 151 janë me mbështetje oksigjeni, që është 17.9 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar.