Numri i të prekurve nga virusi Korona në botë tejkaloi shifrën prej 350 mijë

Numri i të prekurve nga virusi Korona në botë tejkaloi shifrën prej 350 mijë, prej të cilëve më shumë se 100 mijë janë shëruar kurse mbi 15 mijë kanë humbur jetën. Në Itali, si një nga vendet më të prekura në Evropë, numri i të infektuarve ka arritur në 60 mijë ndërsa deri më tani jetën kanë humbur 5476 persona. Në këtë shtet, tashmë kanë arritur rreth 50 mjekë nga Kuba që do t’u ndihmojnë kolegëve italian në menaxhimin e pandemisë ndërsa sot arritën edhe avionët rus me 100 virusologë dhe infektologë, por edhe preparate mjekësore. Në Spanjë shënon rritje numri i viktimave. Në 24 orët e kaluara, si pasojë e virusit të koronës, jetën e kanë humbur 462 persona, që është numri më i lartë për një ditë, pasi filloi të përhapet virusi në këtë shtet. Edhe Gjermania shënon rritje të numri të të prekurve nga ky virus. Në këtë shtet, gjithsej janë 26.220 të ri të infektuar. Jetën e kanë humbur 111 persona, prej të cilëve 17 gjatë 24 orëve të fundit. Nga vendet e rajonit, në Mal të Zi një person ka humbur jetën si pasojë e virusit. Në Serbi, numri i të prekurve është rritur në 222, në Bullgari 190 ndërsa në Kroaci në 24 orët e fundit janë infektuar 52 persona. Në Greqi numri i të prekurve është 624, 17 persona kanë humbur jetën, prej të cilëve 2 në 24 orët e fundit. Kina edhe më tej ka numrin më të lartë të të prekurve apo gjithsej 81.093, ku 72703 janë shëruar ndërsa 3270 kanë ndërruar jetë. Në pjesën kontinentale të Kinës vërehet rënie e numrit të të prekurve të ri me këtë virus ndërsa janë aplikuar masa të reja për mbrojtje nga të prekurit që vijnë nga jashtë. Parashihet të gjithë udhëtarët që vijnë nga jashtë, të testohen për virusin e koronës. Numri i të prekurve me virusin e koronës në SHBA ka arritur në 35.000 ndërsa në Australi janë infektuar 1717.