Aplikimet për azil në Evropë ranë në nivelin e tyre më të ulët në muajt e fundit pas më shumë se një dekade pasi kufijtë u mbyllën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, tregojnë shifrat e Bashkimit Evropian.
Numri i kërkesave për azil është ulur në 8,730 në prill, që paraqet rënie prej 86 për qind nga 61.421 në shkurt, sipas të dhënave nga Zyra Evropiane e Mbështetjes së Azilit (EASO). BE i mbylli kufijtë e saj të jashtëm në mars dhe shumë nga 27 vendet e saj anëtare kanë pezulluar regjistrimin e aplikacioneve.
Shifrat e EASO tregojnë gjithashtu rënie të kërkesave për azil nga 44 për qind nga shkurti në mars, kur shtetet filluan të vendosin masa emergjente. Shumica e aplikuesve nga viti 2020 deri në prill ishin sirianë, të ndjekur nga afganët, venezuelasit dhe kolumbianët, sipas të dhënave të EASO.