Nuk ndalet Fifi, nis punën për këngët e reja

Fifi është një prej artisteve që kohën e fundit ka qenë shumë aktive me këngë të reja.

Ajo dy ditë më parë publikoi duetin “Mbidozë” në bashkëpunim me Bllekin, por nuk është ndalur me kaq.

Me anë të një postimi në Instagram, Fifi bëri të ditur se ka nisur punën për këngët e reja, por nuk preferoi të zbulojë më shumë detaje.

Në imazhin që e ndau me ndjekësit, Fifi shfaqet e veshur në të zeza e me flokë të lëshuara në kraharor, teksa kishte vendosur një grim të rëndë.

Kënga “Mbidozë”  pason duetin që Fifi e kishte me Young Zerkën, ndërsa ka marrë komente pozitive nga fansat dhe kolegët e estradës.