Nuk ka seancë për shkarkimin e Mizrahit, Spasovski: Opozita le të propozojë ministër tjetër

Kryeministri teknik Oliver Spasovski nuk do të bëj kompromis me personat që kanë shkelur kushtetutën. Ai i sugjeroi opozitës VMRO-DPMNE që të emërojë një nga deputetët që votoi për ndryshimet kushtetuese në vend të Ministres Mizrahit. Spasovski tha se në propozimin e paraqitur në Kuvend për shkarkimin e ministres Mizrahi, nuk ka dhënë ndonjë propozim dhe prandaj, siç tha ai, kjo i mbetet opozitës që ta bëjë. Ndryshe sot në Kuvend nuk në rend të ditës nuk ka pasur seancë për shkarkimin e ministres për punë dhe politikë sociale Rashella Mizrahi.

“Unë mund të bëj kompromis dhe të diskutoj çështje politike, të kërkojmë zgjidhje për ato çështje, por të bëj kompromis për respektimin e Kushtetutës dhe të ligjit, e veçanërisht për një ministër që i bën deklaratë solemne në Kuvend se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjin, një gjë të tillë nuk do ta lejoj”, deklaroi Spasovski.