Nuk ka raste të reja të të sëmurëve nga Koronavirusi në vendin tonë

Gjatë 24 orëve të kaluara nuk janë testuar pacientë të rinj nga koronavirusi dhe deri në këtë moment nuk ka rast të ri të të sëmurëve nga ky virus në Republikën e Maqedonisë së Veriut, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë.

Në kumtesë theksohet se pacientja e vetme pozitive në virusin Kovid-19 është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ajo po mjekohet në repartin për izolim, nën monitorim të vazhdueshëm të ekipit profesionist të mjekëve sipas të gjitha protokolleve shëndetësore të Klinikës për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Feribile në Shkup. Udhëtarët tjerë të cilët ishin në furgonin me pacienten e vetme të infektuar me koronavirus dhe personat me të cilët ka realizuar kontakt mbeten në izolim shtëpiak. Deri më tani nuk ka shtetas tanë të infektuar nga ky virus, e as shtetas maqedonas të cilët janë në karantin në Itali”, shtohet në kumtesë.

Ministria thekson se vendi po i zbaton rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për mbrojtje nga koronavirusi dhe për këtë nuk ka hapësirë për panik.

“Apelojmë deri te qytetarët që t’i zbatojnë masat për higjienë, siç janë shmangja e kontaktit të afërt me persona të cilat kanë simptoma në frymëmarrje, teshtitje, kollitje, t’i lajnë më shpesh duart me sapun dhe ujë të ngrohtë, të vendoset maskë nëse në afërsi ka persona me simptoma të sëmundjes në frymëmarrje. Sa i përket gjendjes me koronavirusin apelojmë deri te qytetarët që të informohen vetëm nga informacionet zyrtare të institucioneve relevante”, theksohet në kumtesë.

Ministria thekson se vazhdojmë me informim të rregullt të opinionit dhe se gjatë ditës së nesërme, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe do ta mbajë brifingun e rregullt për situatën me koronavirusin në vendin tonë.