Nora Istrefi vazhdon me performancat e ‘zjarrta’ nga karantina

Këngëtarja e njohur shaiptare, Nora Istrefi, po ashtu po e kalon kohën brenda shtëpisë së saj.

Ajo po mundohet të jetë e kujdesshme në mënyrë që mos ta rrezikoj veten e as tjerët.

Në këtë kohë pandemie ajo ka filluar të bëhet aktive në ‘TikTok’.

Ditë më parë me një postim ajo sugjeroi ndjekësit të rrinë në shtëpi e të kërcejnë.

Vetë po vepron njësoj dhe nuk po mungojnë performancat e ‘zjarrta’.

Këngëtarja tani ka zgjedhur oborrin e shtëpisë për t’u argëtuar dhe është veshur sportive e duket mjaft në formë.