Që pas ndarjes nga Robert Berisha, Nora Istrefi nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike.
Robert Berisha është bërë pjesë e Festivalit të RTSH-së, ku me këngën “Ajo nuk është unë” ka arritur të prek finalen e cila do të mbahet nesër me datë 22 dhjetor.
Në mesin e shumë urimeve nga kolegët ka qenë dhe Nora Istrefi ajo e cila e ka mbështetur ish bashkëshortin.
Në Instagram ajo ka publikuar këngën e Robertit ndërsa i ka uruar suksese.