Artistët kanë anuluar të gjitha planet rreth koncerteve dhe gjithçka që ka të bëjë me muzikën, pas përhapjes së pandemisë COVID-19.
Ata po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi pranë më të dashurve të tyre, ashtu siç nuk iu rastis të qëndrojnë shpesh në një vend.
Edhe reperi Noizy këto ditë është mbyllur në shtëpi, ndërsa përmes rrjeteve sociale kohë pas kohe sjell fotografi e video të ndryshme.
Së fundi, ai postoi një imazh pranë pishinës së shtëpisë me pamje nga deti, sipër së cilës la një mesazh domethënës.
“Dicka brenda secilit prej nesh nuk do ndryshoje kurre, cfar do qe të ndodhe. #Virtytet“, janë fjalët e reperit.