Një vit pas publikimit të ‘Zemër’, Dhurata Dora falënderon fansat që ia bënë një vit të paharrueshëm

Dhurata Dora dhe Soolking me bashkëpunimin e tyre ‘Zemër’ të cilën e kishin lansuar sot një vit, kanë thyer gjitha rekordet për vitin që lam pas.

Në përvjetorin e lansimit të këngës, Dhurata publikoi një postim në Instagram me të cilën falënderon fansat që ia mundësuan të përjetoj këtë sukses.

“Shumë urime për përvjetorin e ‘Zemër’. Faleminderit që më keni bërë një vit të paharruar”, ka shkruar Dhurata në përshkrimin e fotografisë.

Kujtojmë se kënga tani numëron mbi 400 milionë klikime në Youtube.