Një vit e gjysmë burg për Nikolla Gruevskin për “Shuplakat në Qendër”, Janakievski dënim me kusht

Ish kryeministri i arratisur, Nikolla Gruevski për veprën penale “Dhunë” u dënua me 1 vit e gjysmë muaj ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, Aleksandar Trajkovski, masë alternative me kusht, prej 1 viti, raporton SHENJA.
Këto dënime ndaj ish funksionarëve të VMRO-së u shqiptuan përshkak se ishin të akuzuar në rastin “Shuplakat në komunën Qendër”, lëndë e hapur nga ish Prokuroria Speciale, e cila pas 4 vitesh gjykim gjeti përfundimin.
Gjykatësi gjykimin e zgjatur për këtë rast e arsyetoi me atë që siç tha, avokatët e të akuzuarëve kanë qenë të angazhuar edhe në tjera lëndë, njëri prej të akuzuarëve ka qenë i akuzuar edhe në disa lëndë, si dhe një kohë nuk kanë pasur prokuror përshkak të shkrirjes së PSP-së.
Prokurorja Fatime Fetai në seancën e fundit liroi nga akuzat,Daniela Rangelova, Milan Andonovski dhe Borce Bogdanovski. /SHENJA/