Një viktimë dhe 40 raste të reja me Covid-19, shërohen 11 pacientë

Institutin për Shëndet Publik gjatë ditës së sotme ka regjistruar 11 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve, 2 në Shkup, 1 në Shtip, 4 në Prilep, 2 në Veles dhe 2 në Koçani.

Në 24 orët e fundit janë realizuar 549 testime prej të cilëve 40 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Sipas qyteteve, 26 raste janë regjistruar në Shkup, 1 në Kumanovë, 1 në Prilep, 10 në Tetovë,1 në Veles, 1 në Manastir.

Brenda 24 orëve të fundit betejën me Covid-19 e ka hubur një pacient nga Prilepi.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me COvid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i epidemisë është 1.898 prej të cilëve 1.378 janë shëruar. Numri rastve që kanë përfunduar me fatalitet është 111 kurse aktualisht aktiv janë 409 raste.