Një vajzë nga Kosova dyshohet për kidnapimin e trevjeçares Medlin në vitin 2007

Policia është duke kërkuar një vajzë nga Kosova në rastin e zhdukjes së vogëlushed trevjeçare nga Britania, Medlin Mekein, shkruan gazeta Daily Mail. Vogëlushja është zhdukur në vitin 2007 në Portugali, deri sa ka qenë në pushime me prindët e saj, që në momentin e zhdukjes kanë qenë në një bar të afërt. Pas hetimeve 13 vjeçare policia para disa ditëve ka arrestuar një shtetas gjerman, që ka jetuar në këtë pjesë të Portugalisë, kurse tani është duke kërkuar edhe vajzën nga Kosova.
Sipas informatave të policisë, vajza kosovare ka qenë bashkë me kidnapuesin. Prokurori gjerman ka deklaruar që beson se Medelin tani është e vdekur.