Një tërmet i dytë 5.7 ballë godet Iranin

Një tërmet tjetër me magnitudë 5.7 ballë ka goditur rajonin Khoy në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor në perëndim të Iranit. Tërmeti me epiqendër në rajonin pranë kufirit me Turqinë është ndier edhe në qytetin turk Van.

Në një deklaratë nga Qendra Sizmiologjike e Universitetit të Teheranit, thuhet se tërmeti 5.7 ballë me epiqendër në zonën Zerabad në provincës Khoy ka ndodhur në orën 19:30 sipas kohës lokale, në thellësi prej 28 kilometrash.

Kujtojmë se edhe në orët e mëngjesit sot në orën 09.22 rajoni Khoy u trondit nga një tërmet me të njëjtën fuqi.