Një pjesë e Komunës Çair nesër pa ujë

Ndërprerje të furnizimit me ujë nesër prej orës 9:30 do të kenë konsumatorët e lagjeve Fushë Tophanë dhe Çair në Komunën e Çairit.

Siç kumtoi NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup, ndërprerja është për shkak të rikonstruimit të rrjetit të ujësjellësit f-300mm në rrugën “Xhon Kenedi” p.n. (në afërsi të Veros).

Konsumatorët do të jenë pa ujë deri në përfundimin e intervenimit.