Një lider që i frikësohet Zotit, ai mund ta udhëheqë Kosovën!

Një lider që i lutet dhe frikësohet Zotit, ai mund të udhëheq këtë vend me duar të pastërta.
Albin Kurti është kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ai ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë. Albin iu bashkua kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës në gusht 1997, i cili organizoi protesta paqësore, jo të dhunshme për lirimin e ndërtesave dhe ambienteve të universitetit, të cilat u pushtuan nga autoritetet e regjimit serb. Kur filloi lufta në Kosovë, në gusht 1998, Kurti filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Demaçi.