Një i vdekur dhe 137 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë dhe 137 raste të reja me koronavirus.

Shifrat e reja të rasteve me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, dalin pas testimit të 869 mostrave.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe 49 pacientë, tha IKSHPK-ja.

Që prej 13 marsit – kur u regjistruan rastet e para në Kosovë – e deri më sot, IKSHPK-ja ka regjistruar 16,891 raste me koronavirus.

Prej tyre, 653 pacientë kanë vdekur dhe 14,666 janë shëruar.

Në Kosovë, aktualisht raste aktive janë 1,572.