Një 45 vjeçar nga Kumanova humbi luftën me Koronavirusin, Kumanova po e tejkalon Dibrën

Edhe dy të vdekur nga Virusi Korona. Një 45 vjeçar nga Kumanova dhe një 78 vjeçari nga Dibra janë personat, të cilët ndërruan jetë në 24 orët e fund në vend. Kjo e çon në 9 shifrën e viktimave nga Covid-19, ndërsa numrin e të prekurve në 329 prej të cilëve 4 janë në gjendje të rëndë. Pas Shkupit, tani Dibra dhe Kumanova janë më numër të barabartë rastesh.

Në 24 orët e kaluara u vërtetuan 44 raste të reja të pacientëve të diagnostikuar me CoVid-19. Janë bërë plotësisht 392 testime. Sipas qyteteve, sot gjendja është: Kumanovë 23, Shkup 12, Tetovë 2, Manastir 3, Strugë 2, Shtip 1 dhe Prilep 1- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 sot është 329. Sipas vendbanimit, deri më tani me Virusin Korona janë regjistruar në Shkup 175, Dibër 47, Kumanovë 47, Shtip 14, Tetovë 10, Prilep 10, Strugë 7, Veles 6, Manastir 4, Ohër 3, Kavadar 2, Gostivar 1, Kriva Pallankë 1, Strumicë 1, Gjevgjeli 1. Ministri Filipçe komentoi edhe njëherë këmbënguljen e Kryetarit të Komunës së Kumanovës Maksim DImitrievski, që i gjithë qyteti të futet në karantinë.

Mendoj se është shumë herët të thuhet nëse kjo rritje e numrit është dramatike, por do ta ndjekim me vëmendje situatën gjatë ditëve të ardhshme. Jemi të vetëdijshëm për kërkesën, por kërkesa të tilla kanë ardhur nga më shumë komuna. Ne vendimet i sjellim në bazë të vlerësimit të epidemiologëve të detektuar nga rastet deri në atë moment. Në këtë drejtim në me dinamikë të shtuar përcjellim, nuk do të paragjykoja që sipas testimeve të konkludohet se në çfarë drejtimi do të menaxhohet situata, konkretisht me Kumanovën- tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Nga 392 testet e bëra në 24 orët e fundit 262 janë bërë në Institutin e Shëndetit Publik, 26 në Fakultetin e Veterinarisë, 24 përmes Laboratorit Biotek dhe 80 në Klinikën “Zhan Mitrev”. Deri më tani janë bërë gjithsej 3.518 teste të CoVid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në sistemin primare janë të angazhuar afër 1200 mjekë amë për detektimin dhe mbikëqyrjen e pacientëve me Virusin Korona. Ndërkaq, në 14 pikat nëpër poliklinikat e vendit me kapacitet të plotë janë duke marr mostra të afërsisht 400 pacientëve në ditë.

Loading...