Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast, ku një 15-vjeçar ka ikur nga qendra stehimore për fëmijët me probleme sociale dhe me dëmtime në Shkup.
“Më 03.06.2021 në Stacionin Policor në Qendër, nga Institucioni publik për kujdes të fëmijëve me probleme sociale dhe me dëmtime – Shkup është denoncuar se nga Institucioni ka ikur Ç.S.(15). Po ndërmerren masat për gjetjen e personit”, thuhet në kumtesën e MPB-së, transmeton TV21.