Nis zbatimi i pikës së dytë të marrëveshjes, vendosen tiketat ngjitëse në targat e veturave nga Serbia (VIDEO)

Automjetet nga Serbia që përmes këtij pikëkalimi kufitar po hyjnë në territorin kosovar, po detyrohen të vendosin tiketa ngjitëse mbi simbolet shtetërore që identifikojnë shtetin prej nga vijnë, njësoj sikur të gjitha automjetet kosovare që hyjnë në territorin serb, njofton Klankosova.tv.

Kjo vjen dy javë pas fillimit të reciprocitetit me targa, të vendosur nga Qeveria e Kosovës ku të gjithë qytetarët serbë duhej t’i vendosnin tabelat e përkohshme sa qëndronin në Kosovë dhe t’i largonin ato serbe – gjë që çoi në bllokimin e veriut për dy javë.